Gënjeshtra Klasike
Dëshira për t’u dukur të mençur i shtyn më shumë se 60 për qind të njerëzve të gënjejnë se i kanë lexuar romanet klasike. Një ekip hulumtues i ka anketuar 2.000 britanikë për t’i mësuar taktikat më të shpeshta për t’u treguar më të mençur se ç’janë vërtet. Shprehia më shpeshtë është shtirja për leximin…
ShowBiz
Dëshira për t’u dukur të mençur i shtyn më shumë se 60 për qind të njerëzve të gënjejnë se i kanë lexuar romanet klasike. Një ekip hulumtues i ka anketuar 2.000 britanikë për t’i mësuar taktikat më të shpeshta për t’u treguar më të mençur se ç’janë vërtet.
Shprehia më shpeshtë është shtirja për leximin e romaneve klasike, pasi 42 për qind e të anketuarve kanë thënë se mbështeten në adaptimet filmike dhe televizive, ose në syzhetë në e gjetura nëpër web faqe, për ta krijuar përshtypjen se i kanë lexuar romanet. Gjysma e të anketuarve e pranojnë se nuk i kanë lexuar librat të cilët i kanë të vendosur në raftet e veta.
Tre për qind e pjesëmarrësve në hulumtim kanë thënë se i kanë fshehur kiç revistat dhe librat brenda revistave dhe librave tjerë, që i kanë konsideruar me vlera më të mëdha artistike.
Top 10 librat për të cilat njerëzit thonë se i kanë lexuar – e nuk i kanë lexuar.
1984 – George Orwell – 26%
Lufta dhe paqja (War and Peace) – Leo Tolstoy – 19%
Shpresa të mëdha (Great Expectations) – Charles Dickens – 18%
Rojë në thekërishten buzë greminës (Catcher in the Rye) – J D Salinger – 15%
Rruga për Indi (A Passage to India) – E M Forster – 12%
Zoti i unazave (Lord of the Rings) – J R R Tolkein – 11%
Të vrasësh zogun përqeshës (To Kill A Mockingbird) – Harper Lee – 10%
Krimi dhe dënimi (Crime and Punishment) – Fyodor Dostoyevsky – 8%
Krenari dhe paragjykim (Pride and Prejudice) – Jane Austen – 8%
Jane Eyre – Charlotte Brontë – 5%
Titujt tjerë janë Bibla (3%) dhe Odiseja e Homerit (3%).
Taktikat tjera që shfrytëzohen nga njerëzit për t’u dukur më të mençur janë: investimi në veshje dhe imazh, të përmirësuarit e gramatikës gjatë të folurit të të tjerëve, përmendja e thënieve të famshme, dhe të pohuarit se kanë nivel më të lartë të rrjedhshmërisë në të folurit e gjuhëve të huaja.
Redaktoi: A.M.