Genc Salihu-Eliza Hoxhës: Send s’ke bërë, votoni ligjin e rimëkëmbjes ose dil prej aty dhe eja këndojmë

Genc Salihu debaton me Eliza Hoxhën lidhur me ligjin e rimëkëmbjes.

ShowBiz

14/11/2020 09:34

Këngëtari i muzikës rock, Genc Salihu përmes një statusi në Facebook, foli lidhur me situatën aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net.

Ai tha se disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës i ka shokë, ndërsa dëshiron t’i pyes se përse nuk e kanë votuar ende projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Kam shokë e shoqe deputetë këtu në FB. PSE NUK JENI KAH E KALONI LIGJIN PËR RIMËKAMBJE?!”, janë fjalët e Salihut.

Ndërsa, nuk vonoi përgjigja e Eliza Hoxhës në komente, teksa i shkroi “Gjysma me Covid janë”.

E kjo përgjigje nuk i pëlqeu aspak Gencit, i cili i replikoi duke shkruar “Eliza Hoxha oh, come on! Ai ligj është moti duke u sillë. Kape një megafon, mos u ndal deri të votohet! Ja dil prej aty, le atë punë krejt, hajde këndojmë”.

Hoxha nuk u ndal me kaq duke i thënë se diskursi i tillë është ofendues dhe i replikon ”

“Mblidhi qeverinë në mundsh…e mandej … Ky diskursi ofendues si pak më parë na ka sjellë këtu…come on….zhag…këndojmë tërë ditën që don….kur t’i kuptoni rolet dhe përgjegjësitë drejt”.

Ndërsa, Genci e përfundoi këtë debat me fjalët “Çfarë diskursi ofendues bre? Lej tripat! A pe sheh situatën ti? Send s’ki bo! Plus, po gjen arsyetime kot. Ti mendon se do na bëje një favor duke votuar këtë gjë, jo, ju thjeshtë do të bënit punën tuaj! Të lutem mos fol më se po më kërset filmi mandej. Kursem”.  /Lajmi.net/