Genc Prelvukaj merr shembull Arnold Schwarzeneger dhe Ronald Reagan për të treguar se artistët mund të jenë të suksesshëm në politikë

Janë bërë të përditshme debatet për aderimin e artistëve në parti politike.

ShowBiz

30/08/2019 14:58

Në mediat kosovare është duke u debatuar tej mase rreth anëtarësimit të artistëve në parti politike, shkruan lajmi.net.

Mendimin e tij për këtë çështje e ka dhënë edhe Genc Prelvukaj i cili me një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook thotë se nuk është arti dhe muzika ajo që pengon aktivizimin në politikë.

“   1. Komuniteti artistik nuk perfaqesohet nga asnje individ dhe asnje organ. Perbrenda ketij komuniteti           ka njerez te zgjuar, me shkolle dhe me shume nivel sikurse ka edhe te pashkolle, pa nivel dhe                       jointeligjente.

  1. Nje artist pervec punes qe ben ne skene, ka shume mundesi te jete specializuar paralelisht edhe ne Juridik, Histori, Ekonomik, Medicine etj. Ka prej tyre qe kane edhe tituj shkencore.Jane shume e shume raste qe une i njoh dhe pavaresisht se jane artiste meritojne te jene avokate, mjeke, historiane, nese duan.
  2. Artistet ne Politike. Nuk ka asgje te keqe nese kane nivel dhe jane te shkolluar. Nuk eshte fenomen vetem shqiptar ky. Ronald Reagan ishte aktor dhe president Amerikan, Bill Clinton vec juridikut hobi kishte Saksofonin, Aktori Arnold Schëarzeneger kryetar i Californias, Bono Vox nder humanistat me te medhenj ne bote etj etj. Keshtu qe te qenit artist nuk te perjashton nga mundesia per aktivizim politik. Te penalizon mosdija dhe mos shkollimi por jo muzika, aktrimi etj.

Per ne fund kur i paragjykoni artistat te njejten gje do ta beni me femrat, me racat, me popujt, me cdo gje tjeter. Sepse ju udhehiqeni ne jete nga gjykimi i padrejte ndaj njerezve pa i njohur mire. Kritikoni dhe perqeshi ata qe skane nivel por jo ti fusni ne nje thes gjithe njerezit e artit sepse ne kete komunitet ka shume njerez me shkolle e te ngritur. Ne fund te fundit Arti e Sporti kane qene pasqyra me e mire deri me sot e Shqoptareve ne bote” ishte shkrimi i Gencit. /Lajmi.net/