Genc Prelvukaj: Do ta paguajmë taksën por paratë dërgoni për rindërtim të shtëpive

Genc Prelvukaj ka bërë thirrje që paratë e taksës së rrugës të shkojnë për t'i ndihmuar viktimat.

ShowBiz

27/11/2019 18:58

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë thirrje që paratë që paguhen për taksën e rrugës të dërgohen për t’i ndihmuar viktimat, konkretisht për rindërtim të shtëpive, shkruan lajmi.net.

“Nje thirrje publike per shtetin shqiptar :Taksen e Rruges se Kombit, qe e paguajne qytetaret e Republikes se Shqiperise dhe Shqiptaret e Kosoves, nese nuk e largoni teresisht, atehere te pakten kalojeni ne nje fond per rindertimin e shtepive te shkaterruara. Jo vetem nje dite e nje jave por deri ne rindertimin e plote. Jo nje pjese nga pagesa por teresisht. Ne mundemi me ndonje grope ne rruge, mundemi edhe neper tunel pa drita, mundemi edhe me nje korsi, sepse kemi udhetuar me qindra here edhe nga rruga e vjeter permes bjeshkeve nga Fushe Arrezi dhe sna ka gjetur gje, por njerezit nuk munden pa kulm mbi koke.
Njerezit nuk munden nen rrenoja.Plus dimri eshte ne prag.”, ka shkruar Prelvukaj.

Ai madje e ka lëshuar edhe shtëpinë e tij në Mal të Zi për t’i streguar të prekurit nga tërmeti./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5XomNoJgSV/