Geci: Pa LDK-në nuk mund të kalojnë proceset e mëdha
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar Kuvendin e fundit të LDK-së dhe zgjedhjen e strukturave të reja.
Lajme
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thurur lavde për këtë parti, që sipas tij, po i përmirëson gabimet e veta dhe po e e bashkon elektoratin.
Geci, në këtë shkrim të gjatë, ka thënë që pas vdekjes së presidentit Rugova, kjo parti ka bërë disa gabime dhe nga ato gabime ka pësuar ndërsa ai thekson se do ta mbështes këtë parti dhe rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të saj
“Unë Gani Geci shumë kohë para këtij kuvendi kam thënë se do ta mbështes cilin do kryetar qe do ta zgjedh kuvendi i IX-të i LDK-së, pra kushdo që fiton garën do ta uroj. Garën e ka fituar Isa Mustafa në zgjedhjet e brendshme dhe tani kemi garën politike me kundërshtarët politik që garojnë për pushtet në zgjedhjet nacionale. Unë do ta mbështes me gjithë fuqinë time dhe të familjes sime LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS”, ka shkruar ndër të tjera Geci, teksa ka folur për programin e LDK-së.
“Programi i LDK-së është më parimori, njerëzit e LDK-së janë më të edukuarit dhe të shkolluarit, njerëzit e LDK-së janë më të kapshmit për skenën politike në vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Geci.
Ai po ashtu e ka cekur se pa LDK-në nuk mund të kalojnë proceset e mëdha.
“LDK pas lufte ka sakrifikuar vetveten, njerëzit e vet për hir të paqes dhe qetësisë. LDK i ka anashkaluar vlëlavrasjet pas lufte, LDK e ka duruar stupcin, e ka duruar plumbin, e ka duruar fyerjen, e ka duruar sharjen për hir të Kosovës. Qeverisja e LDK -s me në krye Isa Mustafen ka qen ma e mira e pasluftës s’ka rëndësi kanë e donë individi ne ketë rastë. Ne mes te gasit ne mes te mollotovit ne mes vezëve ka qenë më e mira e të gjitha Qeverive të pas luftës. Programi i LDK -së është më i miri nga të gjitha partitë politike”, ka shkruar Gani Geci, i cili pas përleshjes me karrige të LDK-së dhe përqarjes së saj, në vitin 2007 u bë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Dardanisë të udhëhequr nga Nexhat Daci. /Lajmi.net/