Geci: Më ofruan poste qeveritare nëse vajza ime do të kalonte në Vetëvendosje, ose në Lista Guxo
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka deklaruar se i kanë ofruar poste qeveritare nëse vajza e tij do të kalonte në Lëvizjen Vetëvendosje ose në Lista Guxo.
Lajme
“Është Kilaj, po s’po më kujtohet saktë. I Malishevës, dy herë ka qen në shtëpi por nuk e kam parë më. S’e kam parë as më herët, se kisha njoftë kurrë.
Ky është personi që është në fotografi, e ka mbiemrin Kilaj nuk e di me cka merret ai më tha se punojë te amerikanët, e kish një uniformë amerikane edhe një xhip të madh amerikan”, tha Geci.
Tutje ai shtoi se i njëjti i kishte thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti po kërkon që vajza e Gecit të shkojë tek Vetëvendosje.
“Më tha pra, më shkrujti në Whatsapp, e tani më vonë. Kjo ka ndodhur herën e dytë pasi që e kam bërë publike. Se unë kam bërë thirrje publike por s’më dëgjojshin thujshin Albin Kurti s’është si Hashim Thaçi, Kurti nuk blen poste. E kam bërë publike në Facebook, por se kam bërë emrin publik e ky më ka thirr në telefon. Ai ka ardh edhe para shtëpisë time”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Gani Geci tha se s’ka dashur ta bëjë publike, por ka thënë se ka dashur në fund ta dëshmojë se nuk ka gënjyer.
Domethënë prej meje nuk i ka marrë infot askush.
“Nuk e di ku i kanë marrë infot gazetarët, por prej meje jo. Fillimisht nuk i besoja kur erdhi për votë, sepse nuk mendoja se mund të jetë nga Albin Kurti”, shtoi ai.
Ndryshe vajza e Gani Gecit, Valbona Geci është pjesë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e deputetëve të LDK-së./Lajmi.net/