Gecaj: Veprimet e Kosovës në veri të ligjshme, por duhej të kishte plan

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, tha aksionet e fundit të shtetit të Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri dhe mbylljen e filialave të Postës së Serbisë, janë veprime të drejta dhe të ligjshme. Sipas tij, veriu i Kosovës nga këndvështrimi ndërkombëtar shihet ndryshe. Ai tha e është dashur të ketë plan…

Lajme

10/09/2024 08:12

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, tha aksionet e fundit të shtetit të Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri dhe mbylljen e filialave të Postës së Serbisë, janë veprime të drejta dhe të ligjshme.

Sipas tij, veriu i Kosovës nga këndvështrimi ndërkombëtar shihet ndryshe. Ai tha e është dashur të ketë plan për veriun.

“Qeveria jonë është dashur që paraprakisht të ketë një plan, ai plan t’i prezentohet bashkësisë ndërkombëtare gjegjësisht amerikanëve, të diskutohet ai plan dhe më pastaj të arrihet në përfundim”, theksoi ai në RTK

Sipas tij, ndonëse veprimet e Kosovës në pjesën veriore janë të drejta dhe të ligjshme, në aspektin ligjor dhe kushtetues, ka një defekt të cilin nga ana ndërkombëtare shihet se e prevalon të drejtën tonë për të shtrirë sovranitetin në veri.

Hysen Gecaj, kolonel i FSK-së në pension, tha se vizita në Beograd të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është përgatitje e terrenit për dialog. Ai tha se edhe vizita e drejtorit të CIA-s, është me mesazh të qartë.

Gecaj tha se NATO dhe SHBA kanë kapacitete të menaxhojnë kriza të ndryshme në Ballkan.