Gecaj: LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi
Zëvendësministri Bajram Gecaj, ka deklaruar se anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi
Lajme
Si zakonisht, duke ironizuar me zyrtarët e VV-së dhe duke i quajtur “anarkistë”, Gecaj ka deklaruar se ata duhet të dinë se nuk ka kod ndërkombëtar për thirrje lokale.
“E di se LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi, por ne tani po mundohemi t’ua lehtësojmë edhe këtë përmes marrëveshjes roming, marrëveshje të cilën e kemi edhe me shumë shtete tjera”, ka thënë Gecaj.
Postimi i tij:
TRISHTIMI DASHAKEQËS
Është fatkeqësi brengosëse kur doktorantët e aktivistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në analizat e tyre përfundojnë duke krahasuar, përkthyer dhe përshtatur deklaratat e Marko Gjuriqit. Ndryshe si të shpjegohet nonsensi i “trishtimit” të këtyre aktivistëve…si “profesionistë” ata do të duhej ta dinin se nuk ka kod ndërkombëtar për thirrje lokale.
E di se LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi, por ne tani po mundohemi t’ua lehtësojmë edhe këtë përmes marrëveshjes roming, marrëveshje të cilën e kemi edhe me shumë shtete tjera.