Gazzetta dello Sport: Man United i ofron Ronaldos kontratë dyvjeçare

Manchester United mesa duket ka bërë ofertën e parë drejtuar sulmuesit së Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

15/06/2021 10:27

Portugezi është i lidhur me largimin nga Torino, sidomos pas rikthimit të Massimiliano Allegrit, ky i fundit dëshiron që skuadra të ndërtohet rreth Paulo Dybalas, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, United ka bërë ofertën e parë drejtuar Ronaldos, duke i ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon.

Juventus është i hapur për negociata por në këmbim kërkon yllin francez, Paul Pogba.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta mbajë francezin, andaj mbetet të shihet nëse do realizohet ky shkëmbim i bujshëm./Lajmi.net/