Gazi natyror, Hoti: Është alarm për të ardhmen e Kosovës, miqësia me SHBA-në nuk është kartë politike, por interes jetik për ne

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me gasin e lëngshëm natyral, për çka SHBA po i bën vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës për ta pranuar. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se ky nuk është më vetëm një debat për energjinë por alarm për të ardhmen…

Lajme

17/06/2026 13:45

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me gasin e lëngshëm natyral, për çka SHBA po i bën vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës për ta pranuar.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se ky nuk është më vetëm një debat për energjinë por alarm për të ardhmen e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kur partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na paralajmërojnë se po rrezikojmë të mbetemi jashtë projekteve të mëdha energjetike, të humbasim investime dhe të dobësojmë lidhjen tonë me aleatin më të madh, atëherë heshtja nuk është përgjegjësi. Për vite me radhë Amerika ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira. Sot, në vend që të shfrytëzojmë një mundësi për zhvillim, siguri energjetike dhe ekonomi më të fortë, po shohim një qasje që po na largon nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se energjia është siguri kombëtare, investimet janë vende pune, ndërsa raporti me SHBA-në është themel i shtetit tonë.

“Nuk mund të lejojmë që politika e një njeriu apo e një qeverie ta vërë në rrezik atë që është ndërtuar me dekada. Koha është të zgjohemi, të kërkojmë përgjegjësi dhe të mos lejojmë që Kosova të largohet nga rruga e saj euro-atlantike. Çdo qeveri duhet ta kuptojë: miqësia me Amerikën nuk është kartë politike — është interes jetik i Kosovës”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: