Gazi e fiton edhe një mandat në krye të Degës së LDK-së në Pejë

Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë. Kjo është konfirmuar nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. “Sot, në Kuvendin e X-të zgjedhor të degës sonë, jam rikonfirmuar Kryetar i Degës së LDK-së në Pejë. Kuvendi e zgjodhi edhe kryesinë e re dhe 32…

Lajme

02/07/2023 16:16

Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.

Kjo është konfirmuar nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot, në Kuvendin e X-të zgjedhor të degës sonë, jam rikonfirmuar Kryetar i Degës së LDK-së në Pejë. Kuvendi e zgjodhi edhe kryesinë e re dhe 32 delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Pejës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së. Është një nder i madh për mua të vazhdoj të jem në krye të degës në Pejë. Dua të falënderoj çdo anëtar të LDK-së në Pejë që kanë shprehur besimin e tyre në mua dhe më kanë dhënë mundësinë të udhëheqi me këtë degë. Do të vazhdoj ta jap maksimumin tim për të mbështetur aspiratat dhe nevojat e qytetarëve tonë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka falënderuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku./Lajmi.net/