Gazetarja e njohur e CNN rrëfen tmerret e luftës: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkan. Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj kritike ndaj politikave…

Lajme
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkan.
Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj kritike ndaj politikave gjenocidale të forcave serbe gjatë luftës në Bosnje dhe paralajmërimeve për luftën në Kosovë e kishin bërë objektiv të bandës së Arkanit.
“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”, ka thënë Amanpour.
Arkani, një nga kriminelët më të frikshëm të luftës, ishte përgjegjës për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në Ballkan.
Amanpour shtoi se ky moment i rrezikshëm shënoi një nga përvojat më të rënda në karrierën e saj si korrespondente lufte.
“I had a rough night, you had a rougher night”@amanpour & @JamesP_Rubin discuss the heart dropping moment that Christiane narrowly avoided being taken hostage during the Bosnia war
Watch Christiane Amanpour Presents: The Ex Files 🗂️ on @globalplayer 🎧#politicalprisoners pic.twitter.com/swvXBdW1kx
— Christiane Amanpour Presents: The Ex Files (@AmanpourPod) August 19, 2025