Gazetarja britanike krahason çmimet e disa produkteve në Britanike të Madhe dhe Shqipëri, dallim enorm i tyre
Gjendja ekonomike në Shqipëri nuk duket të jetë shumë më e mirë se në Kosovë bazuar në pagën minimale që ata kanë. Duke krahasuar pagën minimale në Shqipëri dhe Britani të Madhe, një gazetare ka krahasuar edhe çmimet e disa produkteve në këto dy vende. Në Britani të Madhe paga minimale e kthyer në lekë…

Lajme
Gjendja ekonomike në Shqipëri nuk duket të jetë shumë më e mirë se në Kosovë bazuar në pagën minimale që ata kanë.
Duke krahasuar pagën minimale në Shqipëri dhe Britani të Madhe, një gazetare ka krahasuar edhe çmimet e disa produkteve në këto dy vende.
Në Britani të Madhe paga minimale e kthyer në lekë është 221,000 lekë ndërsa në Shqipëri është 40,000 lekë, shkruan lajmi.net.
Lista e produkteve me çmimet në Britani të Madhe dhe Shqipëri:
Këpucë Adidas Galazy 7 për gra: MB 4541 lekë, Shqipëri 6100 lekë
Pako me tre palë çorape: MB 418 lekë, shqipëri 690 lekë
Furçë tharësë flokësh Revlon: MB 2998 lekë, Shqipëri 7990 lekë
1 kg oriz: MB 150 lekë, Shqipëri 319 lekë
500 g makarona Barilla Penne: MB 167 lekë, Shqipëri 125 lekë
6 vezë: MB 197 lekë, Shqipëri 189 lekë
1 l qumësht: MB 143, Shqipëri 169
200 g djath feta: MB: 251, Shqipëri 439
100 g çokollatë me lajthi: MB 239, Shqipëri 169
Shishe uji 2 l: MB 119 lekë, Shqipëri 59
Shampon Pantene: MB 358 lekë, Shqipëri 379
Sos domatesh 500 g: MB 89, Shqipëri 199
4 bateri Duracell AA: MB 568 lekë, Shqipëri 379 lekë
Pluhur larës Ariel 3 kg: MB 1255 lekë, Shqipëri 1139 lekë
Ilaç enësh Fairy: MB 118 lekë, Shqipëri 119 lekë
Video këtu: