Ministrja Hajdari i kërkoi ta mbyllë temën, reagon gazetari: Faleminderit për gjithçka
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), Rozeta Hajdari mbrëmë ka kërkuar të mbyllë temën e skandalit me rezervat shtetërore derisa gazetari i televizionit publik (RTK), Bashkim Vishaj ishte duke i bërë pyetje. Gazetari Vishaj me pyetjet e tij po e ballafaqonte ministren Hajdari me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore, përkatësisht me një…
Lajme
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), Rozeta Hajdari mbrëmë ka kërkuar të mbyllë temën e skandalit me rezervat shtetërore derisa gazetari i televizionit publik (RTK), Bashkim Vishaj ishte duke i bërë pyetje.
Gazetari Vishaj me pyetjet e tij po e ballafaqonte ministren Hajdari me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore, përkatësisht me një sasi të vajit dhe grurit që u kontraktuan e s’erdhën asnjëherë, e për çka vetë Hajdari kishte dërguar e-maila.
Derisa Vishaj po e pyeste se a keni qenë e përfshirë në ndonjë formë në këtë aferë, ajo ka thënë se nuk ka qenë e përfshirë dhe se çështja nuk është aferë pavarësisht deklarimeve ”të të tjerëve”.
Të lutem, a jeni ju sot Prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu ministrja Hajdari gazetarit Vishaj, për çka ky i fundit ia preu.
Hajdari u mundua tërë kohës që t’i shmanget pyetjes duke ju përgjigjur Vishajt vetëm me “Faleminderit, faleminderit”.
Për këtë sot gazetari Vishaj ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në debatin që pati dje me ministren Hajdari.
“Miq, Faleminderit, sinqerisht faleminderit per gjithcka”, ka shkruar Vishaj në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/