Gazetari Vedat Xhymshiti: Vetëvendosje po më kërcënon me jetë
Gazetari dhe fotografi Vedat Xhymshiti ka reaguar ndaj një, siç thotë, shqetësimi që i ka ardhur nga një pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht kandidatit për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Alban Krasniqi.
Lajme
Xhymshiti thotë se në një shkrim të cilin ai e ka publikuar në blogun e tij personal, i quajtur ‘Pjesëmarrja e Vogël në Zgjedhje ka Ri-zgjedhur të Dyshuarit për Krime’, thotë se i ka nevrikosur edhe anëtarët e LVV-së.
“Vedat SHIKu gjalle je a?”, i ka shkruar Alban Krasniqi atij, për të cilin ai po kërkon tani përgjegjësi ligjore nga LVV dhe vetë Krasniqi.
Lexojeni të plotë reagimin e Xhymshitit:
\”Të Enjten më 19 Qershor, 2014, isha pjesëmarrës në një diskutim në rrjetin social në facebook lidhur me mobilizimet studentore në Tiranë dhe Prishtinë, të postuar nga profesori i nderuar Tiranas, Jani Marka. Në këtë postim unë kisha shprehur kritikën time ndaj partisë ‘Vetëvendosje’, siç edhe pata shkruar për ngjarjen e radhës së përvjetorit të dhjetë shkurtit 2014, i cili material ishte botuar në blogun tim dhe gazetën Express në Prishtinë — http://wp.me/pblCX-nv
Në këtë diskutim pak para mesnate ishte kyçur edhe ish kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e LVV-së zt. Alban Krasniqi, zyrtar i lartë i kësaj partie, bashkëshortja e të cilit është ligjvënëse në parlamentin e Kosovës. Zt. Krasniqi, i cili mes fyerjeve dhe tentativave për të linçuar dhe diskredituar besueshmërinë time profesionale ka përfshirë edhe një pyetje tjetër e cila është vërtetë serioze — https://ëëë.facebook.com/jani.marka/posts/10152910901119307
zt. Krasniqi, shprehet i habitur që unë ende jam i gjallë!
Unë që kur kam publikuar artikullin tim të parë si një letër nga një dëshmitar të botuar në Gazetën JNK në Prishtinë në Shkurt të vitit 2013 — http://gazetajnk.com/index.php?cid=1%2C984%2C4659, kisha ngritur besueshmërinë (brenda individëve në partinë LVV) duke ngritur kështu dhe zgjeruar numrin e individëve (brenda partisë) të shqetësuar me zhvillimet ne LVV të cilët dëshirojnë të informojnë publikun përmes gazetarëve se çfarë po ndodh aty. Jo pak herë individët (anëtarë të partisë) kanë shprehur shqetësimet e tyre për sigurinë time fizike. Artikulli i fundit i botuar në blogun tim për zgjedhjet e qershorit në Kosovë i titulluar ‘Pjesëmarrja e Vogël në Zgjedhje ka Ri-zgjedhur të Dyshuarit për Krime’ http://ëp.me/pblCX-Bj — duket t’i ketë nevrikosur shumë rëndë anëtarët e lartë të partisë, sidomos në paragrafin e tretë të pjesës së dytë të artikullit ku shkruaj për përfshirjen e udhëheqësisë së tri forcave partiake në krim të organizuar një fakt që mbështetet edhe nga dosja e NATO-s, e botuar në vitin 2011 për krimin e organizuar në Kosovë (dosja e bashkëlidhur në artikull—shkronjat e kaltra), e në këtë mes është e përfshirë edhe udhëheqësia partiake e LVV-së, kuptohet jo për fajin tim.
Pyetja ‘reaguese’ e A. Krasniqi nga radhët e LVV-së, po citoj “Vedat SHIKu gjalle je a?” është e frikshme dhe mbështet shqetësimet e individëve në LVV, të cilët jo pak herë më kanë thënë po citoj “LVV është e interesuar që ju të ishit i vdekur”, por unë kisha vendosur ta injoroja këtë fakt deri në momentin kur një zyrtar i lartë i kësaj partie paska vendosur të shpreh hapur habinë e tij që unë ende qenkam gjallë, zt. Krasniqi sigurisht që është i vetëdijshëm çfarë e ka motivuar atë për të shkruar një pyetje të tillë.
Prandaj, kërkoj nga Asociacioni i Gazetarëve që të reagoj publikisht në raport me këtë zhvillim, të kërkoj sqarim dhe përgjegjësi ligjore nga LVV dhe vetë zt. Krasniqi për këtë deklarim të zyrtarit të lartë të partisë së tyre. Mbajtja para përgjegjësisë në mënyrë publike dhe ligjore e të dyshuarve për aranzhimin e vrasjeve të gazetarëve mund të parandaloj tragjeditë e planifikuara nga partitë, apo individët partiak të dyshuar për përfshirje në krime të tilla.
Kjo ankesë do të deponohet në AGK, SEEMO, IFJ, EFJ, CPJ, RSF, FRONTLINE DEFENDERS dhe Amnesty International.
Vedat Xhymshiti\”