Gazetari shqiptar e pyet Erdoganin për Betejën e Çanakalasë, ja si përgjigjet ai

Presidenti turk Erdogan ka folur për lidhjet e Turqisë me shqiptarët

Lajme

22/12/2016 07:29

Erdogan ka folur për komunitetin shqiptar nëpër lagjet e Stambollit, për të cilët ka thënë se janë paqësor dhe prosperues në shtetin e tij, shkruan haberturk, transmeton lajmi.net

Një gazetar shqiptar i ka thënë Erdoganit se gjyshi i tij ka rënë në Betejën e Çanakalasë, derisa kjo deklaratë është duartrokitur fort nga audienca.

“Faleminderit, Zoti ju bekoftë”, i është përgjigjur Erdogani.

Në Betejën e Çanakalasë flitet të jenë vrarë mijëra shqipëtarë. /Lajmi.net/