Gazetari italian pyet Ramën për Zvërnecin: A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë? Edhe Trumpit?
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Pasi doli nga takimi me banorët, Rama u përball me gazetarin italian të La7, Danilo Lupo i cili e pyeti…
Lajme
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Pasi doli nga takimi me banorët, Rama u përball me gazetarin italian të La7, Danilo Lupo i cili e pyeti për protestat masive.
Intervista e shkurtër:
Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Çfarë?
Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Pse, çfarë ndodhi?
Gazetari italian: Sepse ka protesta.
Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.
Gazetari italian: A nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?
Rama: Jo. Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.
Gazetari italian: Po Trump-it?
Rama: Më keni parë ndonjëherë në gjunjë? Jo.
Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…