Gazetari Idro Seferi i dhuron fjalor të gjuhës shqipe Aleksandar Vuçiqit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe.

Lajme
Fjalorin e gjuhës shqipe ia ka dhuruar korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi.
“Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiçqia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.