Gazetari i njohur Festim Kabashi i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Festim Kabashi, një nga figurat më të spikatura të gazetarisë, dokumentaristikës dhe menaxhimit strategjik mediatik në Kosovë, i është bashkuar sot LDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë subjekti, duke e cilësuar Kabashin si një nga profesionistët më të vlerësuar të skenës mediatike në vend. Kabashi sjell me vete mbi dy dekada përvojë në…
Lajme
Festim Kabashi, një nga figurat më të spikatura të gazetarisë, dokumentaristikës dhe menaxhimit strategjik mediatik në Kosovë, i është bashkuar sot LDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë subjekti, duke e cilësuar Kabashin si një nga profesionistët më të vlerësuar të skenës mediatike në vend.
Kabashi sjell me vete mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, ku ka kaluar nëpër pothuajse të gjitha pozitat profesionale – nga gazetar terreni, moderator, redaktor e producent, deri te drejtues i kanaleve kryesore televizive.
LDK ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe, ai ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të veçantë në ndërtimin e standardeve të larta të informimit publik.
I diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Kabashi ka krijuar një profil të fuqishëm profesional edhe në fushën e dokumentarëve.
Postimi i plotë i LDK-së:
Mirë se vjen, Festim!
Festim Kabashi, një prej emrave më të njohur e spikatur të gazetarisë, dokumentarëve dhe menaxhimit strategjik në mediat kosovare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, tek moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend.
I diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ai ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet. Si autor e producent dokumentarësh, Festimi ka trajtuar temat më të ndjeshme sociale, politike dhe njerëzore, nga varfëria, të drejtat e fëmijëve, e deri te barazia gjinore dhe të drejtat e gruas për trashëgimi. Për punën e tij është vlerësuar me çmime prestigjioze nga UNKT, KOMF dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe BIRN.
Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi.
Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politke; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim.
Dyert e tona janë të hapura.
Festimi është i martuar me Blerta Foniqi Kabashi dhe kanë dy fëmijë, Klean 18 vjeçe dhe Oson 14 vjeç.
Mirë se vjen Festim Kabashi!
Paç shëndet e përkushtim në këtë rrugëtim të ri./Lajmi.net/