Gazetari i “El Chiringuino”, Javier Perderol: S’është e vërtetë që Vinicius është kërcënuar

Gazetari i “El Chiringuino”, Javier Pedrerol, i ka demantuar zërat se është kërcënuar Vinicius Junior teksa ky i fundit ka folur për racizmin. Në një prononcim të bërë së fundi, Pederol hedh poshtë të gjitha pretendimet se diçka e tillë ka ndodhur, duke thënë se do të bëjnë kallëzim penal ndaj atyre që, sipas tij,…

Sport

20/09/2022 19:46

Gazetari i “El Chiringuino”, Javier Pedrerol, i ka demantuar zërat se është kërcënuar Vinicius Junior teksa ky i fundit ka folur për racizmin.

Në një prononcim të bërë së fundi, Pederol hedh poshtë të gjitha pretendimet se diçka e tillë ka ndodhur, duke thënë se do të bëjnë kallëzim penal ndaj atyre që, sipas tij, shpifën në lidhje me këtë çështje.

“Është gënjeshtër raportimi se ne e kemi kërcënuar Viniciusin. Ne do të përgatisim një kallëzim penal për ata që na quajtën gangsterë”, tha ai.

Siç dihet, ishte ESPN ajo që raportoi se televizioni në fjalë e kërcënoi brazilianin se do ta shkatërronin nëse e publikon videon teksa flet për racizmin. /Lajmi.net/