Gazetari i “Deutsche Welle”: Merkel s’erdhi në Kosovë shkaku i politikave të brendshme këtu

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka komentuar vizitën lamtumireshe të kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Beograd, dhe Tiranë.

Lajme

30/11/2021 23:01

Cani ka thënë se Merkel ka mundur të vizitojë edhe Kosovën, por se ai beson se fajin për këtë e ka politika e brendshme në Kosovë.

“Ajo nuk ka mundur ti vizitojë të gjitha vendet, por kur e shikojmë se cilat pika i a vizituar si vizita lamtumirëse është mirë që ë ka vizituar Ballkanin Perëndimor. Është një mesazh i mirë që ë ka vizituar jo vetëm Beogradin, por edhe Tiranën dhe i ka mbledhur të gjithë”.

“Për mendimin tim ka pasuar hapësirë të vizitojë edhe Kosovën, sepse Kosova është një fëmijë, një bebe e perëndimit diçka që e kanë kriju vetë krijimin e saj, dhe mendoj se ka pasë hapësirë, por pse nuk është realizu kjo ndoshta disa prej shkaqeve duhet kërkuar edhe në politikën e brendshme të Kosovës, edhe në zhvillimet e fundin, korrelacionet e këtushme, unë nuk dua te futem tepër, por me siguri që ka elemente pse nuk ka ndodhur kjo kështu. Shpjegimin zyrtarë mund ta them, që për shkaqe kohore nuk e kemi vizituar, mirëpo unë besoj dhe shpresoj që ka pasuar hapësirë për vizitën e Kosovës”, tha Cani në Prime Time.