Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë-deputetin e betuar Albin Kurti, vendosin mikrofonat në tokë
Prej shumë javëve, i pari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zgjedhur që të mos flasë fare para mediave. Anipse gazetarët gjatë gjithë kohës kanë tentuar të marrin një përgjigje nga ana e tij në lidhej me mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe “zvarritjen” e formimit të institucioneve ky i fundit ka…

Lajme
Prej shumë javëve, i pari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zgjedhur që të mos flasë fare para mediave.
Anipse gazetarët gjatë gjithë kohës kanë tentuar të marrin një përgjigje nga ana e tij në lidhej me mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe “zvarritjen” e formimit të institucioneve ky i fundit ka heshtur tërë kohës.
E sot në shenjë “proteste” gazetarët kanë vendosur që të lëshojnë mikrofonat në tokë- derisa kryeministri në detyrë largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Derisa bëhej sikur nuk merrej fare me gazetarët, Kurti injoroi bojkotin e gazetarëve./Lajmi.net/