Gazeta zvicerane e editon paksa tekstin: Bislimi e Gjuriq ishin pjesëmarrës, por nuk u takuan direkt
Gazeta zvicerane “NZZ”, e ka përditësuar publikimin e djeshëm për takimet “sekrete” në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete. Për dallim nga raportimi i djeshëm, sot “NZZ” shkroi saktësisht se Bislmi e GJuriq “megjithatë nuk janë takuar kurrë mes vete”.…
Lajme
Gazeta zvicerane “NZZ”, e ka përditësuar publikimin e djeshëm për takimet “sekrete” në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete.
Për dallim nga raportimi i djeshëm, sot “NZZ” shkroi saktësisht se Bislmi e GJuriq “megjithatë nuk janë takuar kurrë mes vete”.
Pasi përmendën takime me sjellje “familjare”, tash gazeta ka theksuar se Besnik Bislimi e Marko Gjuriq nuk u takuan direkt, edhe pse ishin pjesëmarrës.
Shkrimin e ka publikuar edhe këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.
Pjesa e nënvizuar nga Kadiu është shtuar sot në tekst, pasi që dje nuk ka qenë e publikuar nga gazeta zvicerane dhe siç duket raportimi tanimë është edituar.
Kursen ga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës dje kanë konfirmuar se shteti zviceran organizon prej vitesh këto takime në qytetin e Solothurnit.
Zviceranët thonë se këto takime janë diskrete, me qëllim që palët të flasin mes vete të pangarkuar nga vëmendja e publikut./Lajmi.net/

