Gazeta e famshme MARCA shkruan për Muriqin
Gazeta prestigjioze spanjolle MARCA e ka përshkruar humbjen 2-1 të Real Madridit në “Son Moix” si një goditje të rrezikshme për shpresat e “Mbretërve” për titull, ku Vedat Muriqi u shndërrua në figurën kyçe që shkatërroi planin e madrilenëve. Sipas analizës së tyre, derisa madrilenët po gjenin shkëndijat e një përmbysjeje pas golit të Eder…
Sport
Gazeta prestigjioze spanjolle MARCA e ka përshkruar humbjen 2-1 të Real Madridit në “Son Moix” si një goditje të rrezikshme për shpresat e “Mbretërve” për titull, ku Vedat Muriqi u shndërrua në figurën kyçe që shkatërroi planin e madrilenëve.
Sipas analizës së tyre, derisa madrilenët po gjenin shkëndijat e një përmbysjeje pas golit të Eder Militaos në minutën e 88-të, ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që u shfaq në skenë për të shkatërruar përfundimisht ndeshjen, duke i dhënë një goditje fatale skuadrës së Arbeloas.
Përtej zhgënjimit të rezultatit, MARCA thekson se lajmi i vetëm pozitiv ishte rikthimi i brazilianit Eder Militao pas katër muajsh mungesë, i cili u shfaq i sigurt dhe efektiv, duke ngritur dilema për formacionin titullar në çerekfinalen e Champions League kundër Bayern Munich.
Megjithatë, gazeta vë në dukje se performanca e Muriqit, i cili vazhdimisht ishte një kërcënim madhor, theksoi vështirësitë e mbrojtjes madrilene, duke e lënë trajnerin Alvaro Arbeloa në një pozitë të vështirë për të vendosur nëse do t’i besojë eksperiencës së Militaos apo stabilitetit të Huijsen në një sfidë kaq jetike për sezonin.