Gavi pa kontratë të re te Barca – Man United, Liverpool e Bayern shfaqin interesim

Gavi mund të pranojë disa oferta gjatë merkatos së ardhshme. Lojtari spanjoll, Gavi nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij te Barcelona dhe me kontratën aktuale ai është lojtar i Barcës vetëm deri në vitin 2023. Rinovimi ka munguar për arsye të ndryshme, një nga të cilat është struktura e pagave. Ndonëse flitet se marrëveshja…

Sport

06/09/2022 11:21

Gavi mund të pranojë disa oferta gjatë merkatos së ardhshme.

Lojtari spanjoll, Gavi nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij te Barcelona dhe me kontratën aktuale ai është lojtar i Barcës vetëm deri në vitin 2023.

Rinovimi ka munguar për arsye të ndryshme, një nga të cilat është struktura e pagave. Ndonëse flitet se marrëveshja në parim është arritur, formalizimi s’është bërë akoma.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, skuadra si Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich janë të interesuara për nënshkrimin e tinejxherit spanjoll, përcjell lajmi.net.

Transferimi i Gavi do të jetë i vështirë, pasi Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin dhe do të shtyjë deri në fund për rinovimin e tij.

Gavi ka qenë pjesë kyçe e Barcës në këtë fillim sezoni dhe pritet të jetë ashtu gjatë gjithë sezonit.

Ai ka startuar në të gjitha ndeshjet e Barcës në La Liga këtë edicion. Rinovimi i kontratës së tij pritet të formalizohet sapo të largohet Miralem Pjanic. /Lajmi.net/