Gattuso me shumë dyshime, thotë se Milan nuk është favorite për top katërshen
Trajneri i Milanos, Gennaro Gattuso, ka shfaqur dyshimet e tij mbi fundin e sezonit për skuadrën e tij.

Sport
Skuadra e Milan është në garë për një vend në top katërshe, vend ky që do t’i siguronte garat e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i skuadrës ka pranuar se me paraqitjet aktuale, ‘Rosonerët’ nuk janë ndër favoritët për të kapur një vend në top katërshe.
Duke pasur parasysh se janë eliminuar nga Kupa e Italsë, tani top katërshja është synimi i vetëm për lojtarët e Gattuso.
“Nesër ne do të luajmë për fanellën, karrierën e lojtarëve dhe gjithë Milanon” ka thënë Gattuso para ndeshjes me Torino, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi shumë për të luajtur. Ne po vijmë nga një moment negativ dhe kritikat që kemi pranuar justifikohen. Nesër ne jemi kundër Torinos, që ka karakteristikat e ngjashme me Atalantan, kështu që na duhet forcë fizike” ka thënë tutje italiani.
“Secila skuadër do të ngec në këto ndeshje finale dhe një vend për Ligën e Kampionëve do të shkoj tek ata që nuk gabojnë. Duke parë paraqitjet aktuale dhe rezultatet, unë do të thosha se nuk jemi favoritët për vendin e katërt, por futbolli është i çuditshëm” ka shtuar ndër të tjerash ai.
Ndeshja mes Milan dhe Torino do të luhet nesër dhe do të jetë prej vendimtareve për skuadrën ‘Rosoneri’. /Lajmi.net/