Gattuso ia bën me dije Juventusit, Arthur është i shtrenjtë

Valencia do të ketë telashe për të siguruar kartonin e Arthur. Mesfushori brazilian i Juventus, Arthur është në mesin e atyre që pritet të largohen nga ‘Allianz Stadium’. Emri i tij lidhet me skuadrën e Valencia. Por, trajneri i Valencia, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra nuk mund ta përballojë çmimin për të. “Arthur ka…

Sport

07/08/2022 19:01

Valencia do të ketë telashe për të siguruar kartonin e Arthur.

Mesfushori brazilian i Juventus, Arthur është në mesin e atyre që pritet të largohen nga ‘Allianz Stadium’. Emri i tij lidhet me skuadrën e Valencia.

Por, trajneri i Valencia, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra nuk mund ta përballojë çmimin për të.

“Arthur ka një pagë shumë të lartë për ne”, ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, por ne thjeshtë s’kemi mundësi të nënshkruajmë me të”, shtoi trajneri italian.

Valencia po synon që para startit të sezonit të bëjë edhe disa përforcime. Mbetet të shihet nëse mund të arrihet marrëveshje për pagën e Arthur, ose nëse do të shqyrtohen opsione të tjera. /Lajmi.net/