Gattuso gjen punë në Greqi
Gennaro Gattuso është emëuar trajner i ri i skuadrës greke Ofi Crete. Ish mesfushori italian do të sprovojë veten jashtë Italisë, pas largimit nga posti i strategut të Palermos.

Sport
Karriera si trajner e Gennaro Gattusos vazhdon nga Kampionati grek, më saktësisht nga Ofi Crete.
Ofi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish strategun e Palermos, dhe ish reprezentuesi italian ka nënshkruar kontratë njëvjeqare për të marrë drejtimin e skuadrës greke.
Gattuso, i mirënjohur gjatë karrierës si futbollist, e që konsiderohet si ikonë e Milanit dhe Kombëtares italiane, është në kërkim të krijojë karrierë si trajner dhe pas largimit nga Palermo, tani do të ketë një mundësi të re të shfaq njohuritë e tij.
Ndërsa, një tjetër trajner italian që do të provojë veten në një shtet të huaj është Claudio Gentile, ish selektori i ekipit U-21 të Italisë që është emëruar trajner i ri i Sionit në Kampionatin zviceran.