Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.     Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të…

Lajme

28/07/2025 10:27

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.  

 

Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.

 

@sunnyhill_festival Essentials packed, let’s vibe! 🎧☀️ #sunnyhill #sunnyhillfestival #kosovo #prishtina #prishtinacity #kosovatiktok #viraltiktok #giveaway ♬ original sound – Sunny Hill Festival

 

Çka mund të merrni me vete?

 

  • ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;

  • Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;

  • Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.

  • SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;

  • Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;

  • Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;

  • Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

 

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!

 

  • Substanca të paligjshme dhe narkotike;

  • Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);

  • Ushqime e pije nga jashtë;

  • Objekte të mprehta.

 

Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/