Gati një vit pa sjellë këngë të re, Ronela shprehet e ngazëllyer për projektet që i finalizoi

Ronela pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të re.

ShowBiz

03/12/2020 21:34

Ronela Hajati është emër shumë i dashur për publikun, këngët e të cilës priten shumë mirë, shkruan lajmi.net.

Artistja ka kohë që nuk ishte aktive me prurje muzikore, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka punuar shumë në këngë të reja.

Përmes postimit të fundit, ajo u shpreh e emocionuar për këto këngë, të cilat thotë se pret me padurim që fansat t’i dëgjojnë.

“Mezi pres që t’i shihni videot e mia! Mezi pres!”, shkruan Ronela.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati ëshët “Gënjeshtar dhe Pare”, që e publikoi në shkurt. /Lajmi.net/

YouTube player