Gashi zbulon sekuenca të një kënge të re: Mezi pres që bota ta dëgjojë
Gashi ka finalizuar disa projekte muzikore.

ShowBiz
Gashi është aktiv edhe këto ditë, pavarësisht se pandemia ka penalizuar shumë punë në fusha të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Reperi pasi publikoi dy këngë të reja, ka paralajmëruar edhe disa të tjera, madje edhe një album që është rrugës.
Së fundi, ai ndau me ndjekësit një video, në të cilën zbuloi një pjesë të këngës “Feels Right”, të cilën thotë se pret me padurim që ta dëgjojnë fansat e tij.
“Feels Right” është një nga këngët më të mira ndonjëherë që ishte pjesë e saj. Mezi pres që bota ta dëgjojë këtë”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se Gashi ka bashkëpunuar edhe me artistë me emër në botë, përfshirë Chris Brown, French Montana, e të tjerë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_RH6UclDFs/