Gashi: Të gjithë ministrat serbë që nuk e njohin kryeministrin e Kosovës duhet të shkarkohet
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që të gjithë ministrat e komunitetit serb që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të shkarkohen.
Lajme
Këto komente Gashi i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se edhe deputetët që nuk e njohin shtetin e Kosovës duhet ta humbin mandatin.
Postimi i plotë:
Te gjithë ministrat e qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit Serb, të cilët kanë deklaruar që e njohin për kryeministër kryeministrin e Serbisë, duhet të shkarkohen.
Gjithashtu, deputet e Kuvendit që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duhet ta humbin mandatin.
kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për pasojë, ky grup individësh nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës.