Gashi: Specialja po përdor dokumente të Serbisë, kjo është katastrofale – s’ka drejtësi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të pranuar si dëshmi dokumente të siguruara nga organet e sigurisë së Serbisë. Ai e ka cilësuar këtë vendim si katastrofal dhe të papranueshëm për një gjykatë që pretendon të jetë e paanshme. “Kjo është katastrofale, edhe po i bie…

Lajme

30/07/2025 18:54

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të pranuar si dëshmi dokumente të siguruara nga organet e sigurisë së Serbisë.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si katastrofal dhe të papranueshëm për një gjykatë që pretendon të jetë e paanshme.

“Kjo është katastrofale, edhe po i bie sikur me i zëvendësu këta gjyqtarë e Gjykatës Speciale me gjeneralë apo ushtarakë serbë, të cilët kanë qenë palë ndërluftuese kur ka qenë lufta në Kosovë”, deklaroi Gashi në emisionin FIVE.

Ai theksoi se Serbia ka qenë agresor në Kosovë dhe për këtë arsye NATO ka ndërhyrë, duke ndalur një akt të qartë të gjenocidit.

Avokati Gashi ngriti shqetësime serioze për ndikimin që mund të kenë këto dokumente në proceset gjyqësore, duke paralajmëruar rrezikun që me dokumente të tilla “mund të dënohen jo vetëm pjesëtarët e UÇK-së, por edhe çdo shqiptar, pa marrë parasysh nëse kanë marrë pjesë në luftë apo jo”.

“Kjo është e rrezikshme, sepse nëse i pranojnë dokumentet e Serbisë si prova, atëherë çdo gjykatë me ndikim serb, apo edhe rus, mund të shpallë fajtor këdo që ka luftuar për çlirimin nga okupimi serb”, shtoi ai.

Sipas Gashit, është e papranueshme që një institucion ndërkombëtar të legjitimojë burime nga një shtet që ka kryer krime në Kosovë.

“E gjithë bota e civilizuar e ka njohur krimin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Këtu mund të presim gjithçka, por jo drejtësi”, përfundoi ai.