Gashi pret në takim shefin e ri të UNHCR në Kosovë
Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, ka pritur sot në një takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, ErolArduc, i cili shoqërohej nga Narasimha Rao – ish-shef i misionit.

Lajme
Gashi ka uruar për detyrën Arduc, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me misionin e UNHCR-it në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta, njofton ministria.
Në këtë takim është diskutuar edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mire çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.
“Ministri Gashi falënderoi Rao për punën që ka bërë gjatë misionit të tij, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast ministri Gashi i njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë”, thuhet në kumtesë.
“Ndërsa ish – shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, z. NarasimhaRao, e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe MPB-në në përgjithësi, për mundësitë që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë të gjejë partner serioz për të realizuar objektivat e përbashkëta. Ai theksoi se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe me shefin e ri”.