Gashi për vendimin e Kushtetutës: Një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila bëri me dije se disa vendime në lidhje me çështjen e Kuvendit të Kosovës. Gashi tha se ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët. Gashi gjithashtu tha se votimi…

Lajme

08/08/2025 13:18

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila bëri me dije se disa vendime në lidhje me çështjen e Kuvendit të Kosovës.

Gashi tha se ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët.

Gashi gjithashtu tha se votimi është i hapur- ashtu siç deklaroi Kushtetuesja.

Reagimi i plotë:

Kushtetutesja vendosi!

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Avni Dehari ka shkelur vendimin e saj.

❌ I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë.

❌ Deputetët nuk mund të fshihen – duhet të marrin pjesë në votim.

✅ Votimi është i hapur – qytetarët kanë të drejtë të shohin se kush dhe si voton.

Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët. Demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!./Lajmi.net/