Gashi: Nga takimi i Bislimit në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me kërkesat e Serbisë pas takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik…

Lajme

18/09/2024 16:12

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me kërkesat e Serbisë pas takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi.

Ai mes tjerash tha se çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari.

“Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari”, përfundoi Gashi. /Lajmi.net/