Gashi në Serie A?

Shkëlzen Gashi mund të largohet nga Basel gjatë afatit kalimtar të janarit, duke u transferuar në Serie A.

Merkato

27/10/2015 11:42

Shkëlzen Gashi duket se nuk ka më vend në skuadrën e Baselit. Golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit po kalon një krizë që madhe ma trajnerin e ri Fischer, i cili nuk e aktivizon që nga momenti që goleadori kuqezi mori përsipër goditjen e një penalltie pa miratimin e trajnerit.

Jusifikimi i strategut të Baselit, ka bërë që futbollisti të nxirret në merkaton e janarit. Mediat helvete shkruajnë se Shkëlzen Gashi ka ikur nga Baseli, përcjell “Albeu.com”.

Në të kundërt, ai rrezikon dy gjëra: së pari, për të shkatërruar çdo gjë, atë që e ka ndërtuar si një golashënues në dy sezonet e fundit, dhe, së dyti, kështu ka për të humbur vendin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë.

Lazio ose Fiorentina mund të jenë dy nga skuadrat që mund të shfaqin interes për Gashin në janar.