Gashi: Në qendrën tonë, fëmijët lëmoshë-kërkues vijnë në gjendje të rëndë

Fëmijët në situatë rruge të cilët kërkojnë lëmoshë vazhdojnë te jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Lajmi.net nëpërmjet episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ka trajtuar këtë fenomen nga aspekte të ndryshme institucionale, sociale, të sigurisë e të trajtimit të këtij fenomeni.

Lajme

20/06/2022 23:26

Egzona Gashi koordinatore e Qendrës ditore për fëmijët në situatë rruge në Prishtinë ishte pjesë e dokumentarit “PASOJË” ku u trajtua problem i fëmijëve në gjendje rruge. Ajo është shprehur se në qendrën ditore mbahen aktivitete psiko-sociale, lojëra rekreative të cilat bazohen në metodologji të veçanta.

“Që nga fillimi i qendrës ditore, domethënë që nga funksionimi i qendrës ditore shohim se kemi një rritje të interesimit të pjesëmarrjes së aktivitetet e përditshme të qendrës ditore. Këto aktivitete përfshijnë aktivitete psiko-sociale, lojëra rekreative të cilat i organizojmë bazuar në metodologjitë e krijuara paraprakisht në kudaër të organizatës “Terre des hommes”. Sesione të prindërimit pozitiv për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve po ashtu të bazuara në metodologjitë e manualit të prindërimit pozitiv të bëra nga organizata “Terre des hommes”. Pastaj përfshijmë aktivitetet e këshillimit psikologjik individual, grupor për fëmijët dhe familjet e tyre, më pas kemi aktivitete artistike për fëmijët, provojnë përmes arritin t’i shprehin burimet ose talentet e tyre por edhe të shqetësimeve dhe problemeve me të cilat ballafaqohen edhe me të cilat vijnë ata në qendër. Më pas fëmijët në nevojë për mbrojtje identifikimin e tyre për pjesë në qendër edhe për identifikim si të tillë që janë në situatë rruge e bëjnë përmes punës së rregullt të ekipit mobil në teren në identifikimin dhe monitorim të këtyre fëmijëve dhe të aktiviteteve që bëjnë në rrugë.Më pastaj rastet e fëmijëve që janë në nevojë për mbrojtje i referojmë dhe i menaxhojmë në kuadër të tryezave multidiciplinare me një qasje holistike me pjesëmarrje të gjithë partnerëve që janë të përfshirë në raste.Më pas një rëndësi të veçantë në ngritjen dhe avokimin mbi të drejtat e fëmijëve dhe mirëqenien e fëmijëve e bëjnë përmes aktiviteteve dhe kampanjave vetëdijësuese duke filluar nga fëmijët në qendër e më pas fëmijët në shoqëri, në komunitet, gjithkund duke ngritur çështjen e fëmijëve të situatës në rrugë në agjend të institucioneve e më pas duke i takuar fëmijët në datat e shënuara institucionet, por edhe me vendimmarrës mbi të drejtat e fëmijëve dhe legjislacionin”, tregon ajo.

Ajo thotë se fëmijët iu shkojnë në qendër ditore në gjendje të ndryshme, duke filluar nga shërbimet bazike e deri te ato komplekse psiko-sociale.

“Gjendja se si vijnë fëmijët në rrugë ndryshon, jo të gjithë fëmijët vijnë në gjendje të njëjtë, kemi raste kur vijnë fëmijët sidomos kur kemi mot të ndryshueshëm temperatura të ulta ose shumë të larta vijnë fëmijët çoftë të lagur në shi ose me nevojë për mbështetje bazike duke filluar nga ajo për të bërë një dush brenda qendrës, për tu shërbyer me veshmbathje që të mënjanojmë ato rreziqet e ndonjë sëmundje apo të ofrojmë një ngrohtësi, kushtet bazike për të rregulluar atë gjendje në të cilën vjen e më pas edhe ushqimin edhe të gjitha shërbimet e tjera psiko-sociale që ne i ofrojmë çdo ditë”, thotë ajo.

Ajo më tutje shprehet se qendra ka qenë mbështetja kryesore për familjet dhe fëmijët në situatë rruge sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Patjetër, është shumë e rëndësishme të theksohet se shërbimet tona, ne përdorim një qasje holistike dhe fleksibile dhe duke qenë se nevojat janë të tilla, andaj në mënyrë paralele punojmë me fëmijët,me prindërit, me familjen, me komunitetin, me institucionet në mënyrë që në të gjitha segmentet të provojmë të ofrojmë shërbime sa më të duhura në mbrojtje të fëmijëve dhe në mirëqenie të fëmijëve. Vlen të ceket se në fillim kemi pasur hezitime duke qenë se prindërit dhe familjet nuk e kanë njohur shërbimin ose natyrën e qendrës. Mirëpo tani e sidomos nga koha e pandemisë kur u bllokuam dhe punojshim të gjithë nga shtëpia ne kemi qenë adresa dhe mbështetësi kryesorë për familjet në situatë rruge duke filluar nga shërbimet bazike që kemi ofruar pajo ushqimore, higjenike dhe didaktike për familjet në ato kohë të vështira në mënyrë që t’iu lehtësojmë sado pak kushtet e jetesës e po ashtu edhe qasjen e fëmijëve në aktivitetet tona online, duke i mbështetur edhe me smartphone, me qasje të internetit në shtëpitë e tyre, dhe në këtë formë prindërit në vazhdimësi të aktiviteteve të prindërimit kemi ardhur në një moment kur prindërit e kuptojnë shumë më mirë rolin e tyre, por edhe të drejtat e fëmijëve, sepse ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme janë pikërisht ku i shkelin të drejtat e fëmijëve duke mos e ditur që po e bëjnë një gjë të tillë. Kështu që në këto aktivitetet e ndërgjegjësuese dhe fuqizuese për familjet dhe për prindërit ne kemi parë që prindërit është ngritur niveli i vetëdijes së rreziqeve që fëmijët po u kanosen dhe i kemi shumë bashkëpunëtorë si në kampanja po ashtu edhe në aktivitete tjera që i bëjmë me fëmijët. Vlen të ceket që në vitin e kaluar pas pandemisë domethënë kemi 8 fëmijë që kanë ndërprerë frekuentimin e rrugës, vazhdojnë me qenë online në shërbimet tona dhe herë pas here kur kemi ditë të shënuar dhe aktivitete më të mëdha që të jenë edhe pjesë e qendrës ditore”, shprehet ajo. /Lajmi.net/