Gashi nderon homologun e tij Majko, ky i fundit kërkon hapjen e kufijve midis dy shteteve
Zv. Kryeministri I Republikës së Kosovës në samitin e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës të mbajtur në Prishtinë, ka bërë një akt nderimi për homologun e tij Pandeli Majko.

Lajme
Ministri i Diasporës i Kosovës që ka studiuar në Vienë për Shkenca Politike dhe Komunikim dhe dikur bënte zëdhënësin e disa Institucioneve të rëndësishme evropiane, ka shfaq anën tjetër të tij, talentin e komunikuesit me publikun.
Gashi me elegancë është sjellë në skenë si nikoqir dhe ka ftuar homologun e tij nga Shqipëria për t’ia dhënë fjalën, një akt që mori shumë duartrokitje!
“Presidenti dhe zv. Kryeministri i thanë të gjitha. Për me folë për Diasporën unë do të ftojë një personalitet, zotëri Pandeli Majkon, të cilin e thërras ta merr fjalën me duartrokitjet tuaja” – ka thënë ministri Gashi.
“Diaspora ka një rol jetësorë” – ka nisë fjalën e tij ministri i Diasporës i Shqipërisë Majko.
“Aktualisht Shqipëria dhe Kosova bashkëpunimin me Diasporën po e ngritin në një nivel të ri. Duam prej tyre të aktivizohen në zhvillimin ekonomik. Dhe Burokracia, e dimë që ishte një problem” – ka thënë Majko.
Ministri Pandeli Majko ka folë për marrëveshjet që do të nënshkruhen në Korcë pastaj ka kërkuar hapjen e kufijve midis dy shteteve tona për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.
“700 mijë shqiptar kaluan kufirin askush nuk u kërkoi pasaportë.Viti 2018 është viti i Skënderbeut, të hapim kufijt. Diaspora nuk ka vija ndarëse” – ka brohoritë Majko nën duartrokitjet dhe ovacionet e të pranishmëve.