Gashi mezi pret t’iu rikthehet turneve, thotë se këtë herë do jenë ndryshe

Edhe Gashit po i mungon skena.

ShowBiz

24/04/2021 13:00

Reperi Gashi është ndër artistët shqiptar që po shënon suksese të njëpasnjëshme jashtë trojeve shqiptare dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur, shkruan lajmi.net.

Si gjithë artistëve edhe atij tash e një vit i janë pezulluar planet në muzikë, saktësisht me koncerte, të cilat presin me padurim t’i mbajnë përsëri.

Me postimin e fundit, Gashi tha se mezi pret të rikthehet me turne dhe iu premton fansave se këtë herë do të jenë akoma më të mëdhenj.

“Mezi pres të bëj turne sërish… kësaj radhe do të rritemi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gashi është “Amnesia”, në bashkëpunim me Loud Luxury dhe Ship Wrek. /Lajmi.net/

YouTube player