Gashi: Memli Krasniqi ishte menaxher, jo lider i PDK-së
Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se, nëse Memli Krasniqi perceptohet si menaxher i PDK-së, atëherë ai nuk beson se Krasniqi e ka parë veten si lider të vërtetë të partisë. Gashi theksoi se udhëheqësia e PDK-së ka pasur obligim të menaxhojë subjektin politik dhe se, brenda këtij kuadri, Krasniqi nuk mund të konsiderohet menaxher…
Lajme
Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se, nëse Memli Krasniqi perceptohet si menaxher i PDK-së, atëherë ai nuk beson se Krasniqi e ka parë veten si lider të vërtetë të partisë.
Gashi theksoi se udhëheqësia e PDK-së ka pasur obligim të menaxhojë subjektin politik dhe se, brenda këtij kuadri, Krasniqi nuk mund të konsiderohet menaxher i keq.
“Mund të themi se Memli nuk ka qenë një menaxher i keq, në kuptimin se ku e ka marrë dhe ku e ka dorëzuar partinë. Flas për rritjen e votës në nivel nacional, sidomos te kuvendet komunale. Natyrisht që me kryetar komunash nuk ka arritur rritje”, tha ai.
Duke iu referuar humbjeve në Drenas dhe Mitrovicë, Gashi shtoi: “Nuk ka dal Memli të thotë ‘s’më intereson ajo punë’. Por kjo është situata.”
Sipas analizës së tij, një mënyrë për të parë efektin e udhëheqjes së Krasniqit është të vlerësohet rritja që i ka ndodhur PDK-së që nga momenti kur ai mori drejtimin, “sidomos në kuptimin e numrit të deputetëve në Kuvend”./dukagjini