Gashi: LVV po promovon vlera të rrugaçërisë, u pa se si Milan Radoiqiq ka ndikim në politik dhe Kuvend

Seanca e kuvendit sot ka filluar me debat rreth publikimit të djeshëm të video-incizimit të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila teksa dëgjohet duke biseduar me kryekriminelin serb Milan Rajadoiqiq. Në lidhje me këtë ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se është për keq ardhje…

Lajme

10/10/2024 12:03

Seanca e kuvendit sot ka filluar me debat rreth publikimit të djeshëm të video-incizimit të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila teksa dëgjohet duke biseduar me kryekriminelin serb Milan Rajadoiqiq.

Në lidhje me këtë ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se është për keq ardhje të shohim se ku ka arritur debati publik në Kosovë.

Ai është shprehur se kjo e tregon më së miri aftësinë e Radoiqit për të ndikuar në Kuvend e politik.

Sipas tij kjo po e dëmton sakrificën e secilit qytetar.

“Ajo çka pamë dje e çka po dëgjojmë është vazhda e logjikës që e ka ndërtuar LVV që është e zhytur deri në fyt me Milanin”, ka thënë ai.

Gashi tutje tha se Qeveria po mburret me pafytyrësi.

“Ju dilni ktu sot dhe pa pikë të pafytyrësisë mburreni, në telefon del thotë hajde votom, jo mu kordinu me kriminel çka është kjo sjellje”, thotë ai.

Ndërkaq ai tha se në Kosovë duhet të përfaqësohen vlerat e patriotizmit e ato institucionale, dhe jo të rrugaçërisë.

“Çka përfaqësoni ju çfarë vlera institucionale morale e kombëtare, apo janë vlera të rrenave, vlerat e patriotizmi përfaqësojnë Kosovën jo vlerat e rrugaçërisë”, tha Gashi. /Lajmi.net/