Gashi: LDK ende s’ka vendosur nëse Mustafa do të jetë kandidat për Kryetar të Kuvendit
Isa Mustafa ende nuk e ka marrë betimin nga Këshilli drejtues LDK-së që të jetë kandidat për Kryetar të Kuvendit, edhe pse një gjë e tillë është e paraparë me marrëveshje e partive opozitare.

Lajme
Edhe pse me marrëveshjen e partive opozitare LDK, AAK dhe Nisma, posti i Kryetarit të Kuvendit i takon LDK-së, këta të fundit duket se ende nuk e kanë vendosur se kush do të jetë kandidati për ta udhëhequr legjislativin e ardhshme.
Të paktën këtë e ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së Arben Gashi. Isa Mustafa është thënë se sipas marrëveshjes se partive opozitare do të jetë kandidati për Kryetarë të Kuvendit gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë Mustafa, por Gashi thotë se për këtë, ende nuk ka vendosur Këshilli Drejtues i LDK-së, raporton KosovaPress.
“Nuk kemi vendosur për emra në Këshillin e LDK-së. Besoj se shumë shpejt do të vendosim dhe ne do të marrim veprimet e përgjegjshme të cilat do të dalin si vendime të këshillit të përgjithshëm…Jo nuk është emri i tij, Kryetari i Kuvendit zgjidhet nga radhët e LDK-së në bazë të marrëveshjes…Mund të jetë edhe ai”, tha Gashi.
(KosovaPress)