Gashi krahason Vetëvendosjen me “Ferma e Kafshëve” nga Orwell
Analisti dhe studiuesi, Shkelzen Gashi, i cili ka qenë një prej figurave të para që janë radhitur në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, selfie-n e Fisnik Ismajlit me deputetët e LVV pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese duke lëshuar një mbishkrim ku analizon renditjen e të fotografuarve.
Lajme
Ai thotë se mund ta shihni se si janë grumbulluar xhemati duke aluduar në aktivistët dhe deputetët e LVV-së, rreth Albin Kurtit që është kryetar real i partisë, ndërsa, sipas tij, kryetarin formal mund ta shihni në një qoshe, Visar Ymerin.
Krejt në fund Gashi thotë se ndoshta kjo është koeçidencë dhe se ata, të Vetëvendosjes, të gjithë janë të barabartë, sikur në romanin “Ferma e Kafshëve” nga Orwell.
Ndryshe, “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell tregon se si një derr mbledh të gjitha kafshët e fermës dhe ju tregon për një ëndërr që kishte parë, ku kafshët jetojnë të lira pa udhëheqjen e njerëzve.
Dhe, ndër të tjera, në këtë libër, një natë kafshët bëhen bashkë dhe arrijnë ta përzënë fermerin nga toka.(lajmi.net)