Gashi i LDK-së: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, janë mundësi për të rikthyer normalitetin institucional
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të mandatuarin, Glauk Konjufcën që të ftoj seancën në Kuvend për formimin e Qeverisë. Ai ka thënë se shpreson se zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovë, dhe një mundësi për ti dhënë fund…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të mandatuarin, Glauk Konjufcën që të ftoj seancën në Kuvend për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se shpreson se zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovë, dhe një mundësi për ti dhënë fund bllokadës e për ta nxjerrë nga paqartësia politike e për të rikthyer normalitetin institucional që i duhet.
“Vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët. Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Po shkojmë drejt zgjedhjeve me shpresë se ato do të jenë zgjidhja për Kosovën, një mundësi për t’i dhënë fund bllokadës, për ta nxjerrë vendin nga paqartësia politike dhe për t’i rikthyer normalitetin institucional që i duhet.
Vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët.
Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri.