Gashi i LDK-së e quan “show” tërheqjen e kërkesës në Kushtetuese nga Osmani, tregon hapat të cilat duhet t’i bëj kjo Gjykatë në vazhdim
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur “show”, tërheqjen e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese nga Vjosa Osmani. Ai ka thënë se ky është “show i fundit para vendimit të madh”. “Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të shpallet para se të skadojë masa e përkohshme…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur “show”, tërheqjen e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese nga Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se ky është “show i fundit para vendimit të madh”.
“Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të shpallet para se të skadojë masa e përkohshme që ka pezulluar çdo veprim të mundshëm të Kuvendit. Brenda këtyre tri ditëve do të kuptohet se kah do të ecë Kosova: drejt stabilitetit institucional, apo drejt zgjedhjeve të reja”, ka shtuar Gashi.
Ai ka thënë se është i bindur që Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica, ndërkaq ka përmendur tre hapat të cilat duhet t’i ndërmarr ajo.
- “I dhënë kohë të arsyeshme (30 ditë) partisë apo koalicionit të parë të përpiqet të zgjedhë Kryetarin/e e Kuvendit;
- Nëse nuk ka sukses, atëherë mundësia t’u kalojë deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin një kandidaturë tjetër;
- Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidenti/ja, në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh”, ka shkruar Gashi.
Ai ka thënë se demokracia nuk duhet të bllokohet, se shumica vendos, kushtetuta udhëzon dhe se institucionet duhet të funksionojnë.
Postimi tij i plotë në Facebook: