Gashi fton qeverinë Mustafa t’u tregojë qytetarëve se s’ka rritje të pagave

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka vazhduar me qëndrimin e tij opozitar ndaj qeverisë Mustafa. 

Lajme

22/12/2014 15:29

Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2015, i ka bërë thirrje Mustafës dhe kabinetit të tij, të thonë qartë se s’do të ketë rritje pagash dhe të mos krijojnë më konfuzione te qytetarët. 

Gashi është në mesin e deputetëve që ka votuar kundër të propozuarit të koalicionit PDK-LDK, për kryetar të Kuvendit dhe kundër qeverisë Mustafa.