Gashi fajëson kryeministrin për situatën në vend ndërsa pohon se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi edhe njëherë ka pohuar se LDK do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Ai ka thënë se kryeministri Kurti mbetet përgjegjës për situatën në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Në mbledhjen e radhës së Kryesisë u diskutua që të kemi dy seanca plenare, por mbetet të shihet Lëvizja Vetëvendosje a i…

Lajme

28/10/2024 12:58

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi edhe njëherë ka pohuar se LDK do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti mbetet përgjegjës për situatën në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Në mbledhjen e radhës së Kryesisë u diskutua që të kemi dy seanca plenare, por mbetet të shihet Lëvizja Vetëvendosje a i ka votat e nevojshme. Sa i përket situatës në vend përgjegjësia mbetet mbi kryeministrin e Kosovës. Ka katër seanca të jashtëzakonshme që VV-ja nuk ka marrë pjesë, mbetet të shihet të mërkurën dhe të enjten a mund të gjejnë Lëvizja Vetëvendosje a mund të gjejnë ndonjë deputet për të miratuar ligjin. Pse Vetëvendosje prej 58 deputetë ka rënë në 50 qenka faji i LDK-së. Kurse LDK-ja ka përkrahur dhe ka qenë konstruktive. Nëse këto janë fajet ne jemi të gatshëm t’i mbajmë sepse kemi shikuar interesin e qytetarëve. A është diçka në kohë kjo Qeveri, qëndrimi ynë ka qenë konstruktiv edhe për Asociacionin, ne e kemi këshilluar me zgjidh çështjen sepse bindja jonë është për të mbrojtur interesin e shtetit”, ka thënë Gashi.