Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë një qeveri, “cilado qoftë ajo”, sidomos pas një konfirmimi të presidnetes Vjosa Osmani për deklaratt e presidentit amerikan, Donald Trump, se ka ndaluar një përshkallëzim të mundshëm kohëve të fundit në Kosovë. “Mendoj se ka ardhë koha që duhet të…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë një qeveri, “cilado qoftë ajo”, sidomos pas një konfirmimi të presidnetes Vjosa Osmani për deklaratt e presidentit amerikan, Donald Trump, se ka ndaluar një përshkallëzim të mundshëm kohëve të fundit në Kosovë.
“Mendoj se ka ardhë koha që duhet të gjendet një zgjidhje, cilado qoftë ajo duhet të formohet një qeveri dhe duhet të kalohet kjo situatë sepse tashmë po shohim deklaratat e përditshme të Presidentit Trump dhe konfirimimin e presidentes së Kosovës, që ka pasë një rrezik për sulm për Kosovën nga ana e Serbisë”,tha ai.
Sipas Gashit “Kjo si duket ka ndodhë kur Serbia pati probleme të brendshme dhe ka tentuar ta eksportojë krizën në Kosovën”./Lajmi.net/