Gashi: Bota po kallet, ne shtyhemi për një pozitë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar pak para nisjes së seancës së 35-të konstituive. Ai tha se gjendja në të cilën është Kuvendi sot është e turpshme, dhe sipas tij, kësaj situate duhet t’i vijë fundi sa më shpejt. “Çfarë ka nënkuptuar me fjalën nomadë Kurti. Sepse në vetvete fjala nomadë nuk…

Lajme
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar pak para nisjes së seancës së 35-të konstituive.
Ai tha se gjendja në të cilën është Kuvendi sot është e turpshme, dhe sipas tij, kësaj situate duhet t’i vijë fundi sa më shpejt.
“Çfarë ka nënkuptuar me fjalën nomadë Kurti. Sepse në vetvete fjala nomadë nuk ka diçka të keqe. Ka plot popullsi që e kanë për nder dhe krenari që janë nomadë, e para, e dyta, është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij të konstituojnë Kuvendin. Fatkeqësisht është e turpshme ajo që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi mes vete kush çfarë pozite po merr. Duhet t’i vijë fundi sa më shpejt kësaj situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, u shpreh Gashi.